Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një të mitur në një hotel

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se në një hotel ka dhunuar një vajzë të mitur.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

Ndërkaq, i dyshuari është dërguar në mbajtje.