Ilustrim

Arrestohet një person në Pejë për rrahjen e vajzës së tij të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 10.08.2024 ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, të cilët i ka shkaktuar lëndime.

Sipas Policisë, viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në shtëpi të sigurt.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.