Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Pejë, i sekuestrohet një armë dhe municion

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë.

Tek i dyshuari policia kishte vërejtur lëvizje jo normale dhe gjatë kontrollit tek ai person, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Smith & Wesson”, një karikator dhe 14 fishekë të së njëjtës armë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45 në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë.

Arrestimi është bërë kur patrulla e Stacionit Policor në Pejë dhe Njësitit për Reagim të Shpejtë (NjRSh), ishin në asistim të inspektorëve sanitarë, të cilët kontrollonin një lokal se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti-COVID.