Ilustrim

Arrestohet një person në Pejë – Dyshohet për vrasje në tentativë

Një person është arrestuar në Pejë si i dyshuar për “vrasje në tentativë”.

Më 11.02.2025, rreth orës 17:10, Policia e Pejës u njoftua nga Spitali Rajonal i Pejës se një person është i lënduar rëndë, i cili dyshohet se u lëndua nga thika.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Adem Jashari” dhe në Spital.

Sipas komunikatës së Policisë, pas pak kohe është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.