Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një person në Obiliq për zjarrvënie, u dogjën 15 trupa pemë

Një person është arrestuar në Obiliq për zjarrvënie.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari i kishte vënë zjarrin arës së tij por më pastaj zjarri është përhapur edhe në arën e një personi tjetër.

Zjarri ka djegur 15 trupa pemë dhe një muri të gjelbër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Më vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.