Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person në Obiliq - nuk përfill Urdhërin e Gjykatës

Një person është arrestuar në Obiliq – dje, më 1.12.2024 – nën dyshimin, se: ‘ka kryer veprën penale mospërfillje e gjykatës‘.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet se, veprën në fjalë e ka kryer më 25.11.2024, në 20:18h.

Policia tha, se: ‘I dyshuari është intervistuar dhe se me Vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje’.