Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i antidrogës për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka ndaluar një person.

Gjatë një kontrolle në rrugën Ivo Llolla Ribar në Mitrovicën e Veriut në veturën e tij ishin gjetur sasi e narkotikëve.

KALLXO.com merr vesh së në veturën e qytetarit serb janë gjetur 4 paketime të substancës narkotike të dyshuara të llojit marihuanë.

Deri tek ndalimi i këtij personi ka ardhur pasi njësiti i policisë kundër narkotikëve kishte ndaluar veturën në rrugë dhe kishte gjetur sasinë e dyshuar të narkotikut.