Ilustrim

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi një polic

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi I njëjti dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në shenjë pakënaqësie.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte I përfshirë në një aksident.

Rasti ka ndodhur të shtunën, më 03.08.2024 pas mesnatës në rrugën “UÇK-së”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aksident trafiku ku ishte i përfshirë në shenjë pakënaqësie, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Nuk raportohet për të lënduar” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.