Arrestohet një person në Istog, dyshohet se kanosi një polic

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog nën dyshimin se ka kanosur verbalisht një pjesëtar të policisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:15.