
Arrestohet një person në Istog, dyshohet se e dogji shtëpinë e tij
13.3.2023 - 12:29
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte djegur shtëpinë e tij në Kalqan të Istogut.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.
Sipas policisë, i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.