Arrestohet një person në Han të Elezit, konfiskohet edhe një armë zjarri

Stacioni policor në Han të Elezit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është informuar se një person me inicialet N.I ( M/K) i moshës 57 vjeçare, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet K.I (M/K) i moshës 59 vjeçare, këtë të fundit e kishte kanosur me armë zjarri.

Në komunikatën e Policisë thuhet se, lidhur me rastin, njësitet reaguese të stacionit policor të Hanit të Elezit kanë arritur shpejt në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të dyshuarin i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar arma e zjarrit (pistoletë e mbushur me 8 fishek).

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarje, me vendim të Prokurorit kujdestar, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari N.I ,u lirua në procedurë të rregullt dhe ndaj tij u inicua rast penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Rasti, sipas Policisë mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Han të Elezit.