Ilustrim

Arrestohet një person në Han të Elezit, kapet me 15 thasë fasule

Një rast i kundërvajtjes doganore është iniciuar dje në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia njofton se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti është ndaluar duke e drejtuar automjetin e tij në të cilin kishte ngarkesë 15 thasë me fasule  në peshë totale prej 375 kg.

Nga i dyshuari, zyrtarë doganorët kanë konfiskuar mallin.