Arrestohet një person në Han të Elezit, dyshohet për veprën ‘keqpërdorim i besimit’

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, punëtor i një fabrike në Han të Elezit.

Sipas Policisë, ai po dyshohet se me traktor është futur në hapësirat e fabrikës dhe ka kryer vjedhjen.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I dyshuari veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, sipas raportit policor e kishte kryer më 13 dhejtor të vitit 2022.