Ilustrim.

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ua shiti një banesë dy personave të ndryshëm

Një person është arrestuar për mashtrim në Gjilan gjatë ditës së djeshme.

I njëjti sipas policisë po dyshohet se mashtroi dy persona pasi u shiti një banesë të njëjtë.

Sipas policisë, njëri rast daton që nga viti 2014 ndërsa dje është bërë arrestimi i të dyshuarit.

Viktimat dhe i dyshuari janë intervistuar nga organet e rendit.

Gjatë intervistimit, policia ka njoftuar se i dyshuari ka pranuar veprën penale të cilën ka kryer dhe me vendim të prokurorit kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje.