
Ilustrim
Arrestohet një person në Gjakovë për prishje të rendit dhe qetësisë publike
15.1.2025 - 10:42
Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Më 14.01.2025, gjatë patrullimit Policia ka takuar të dyshuarin, i cili me veturën e tij ishte ndalur në zonën e përcaktuar për autobus.
Sipas Policisë, i njëjti në mënyrë konstante nuk ka respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë, për të liruar zonën dhe po ashtu ka refuzuar që të prezantojë dokumentet personale.
Sipas njoftimit të datës 15.01.2025, i dyshuari më pas është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.