Arrestohet një person në Ferizaj, ishte në kërkim nga 31 tetori

Është arrestuar një person në Ferizaj, i dyshuar për një rast të kanosjes. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me 31 tetor ka pranuar një informatë së në fshatin Gërlicë të Ferizaj ishte një rast i kanosjes, ndërsa i dyshuari i vënë në kërkim policor, ishte arratisur.

I dyshuari kishe kanosur dy persona me inicialet S.M, 31 vjeçar si dhe K.M 22 vjeçar.

Pas veprimeve dhe hetimeve policore, sot rreth orës 15:00 është arritur të arrestohet personi e dyshuar me inicialet L.A 51 vjeçar, dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistës, me vendim të Prokurorit i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.