
Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se goditi qëllimshëm me veturë një person
27.3.2023 - 10:39
Një person është arrestuar në Drenas i cili sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ka goditur qëllimisht me veturë një burrë të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin policor bëhet e ditur se, sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.