Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet një person në Deçan, i konfiskohet një kallashnikov dhe 90 fishekë (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës ka arrestuar një 43-vjeçar dhe se të njëjtit i është konfiskuar një kallashnikov (AK47) dhe 90 fishekë.

Në njoftim thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në fshatin Irzniq të Deçanit tek personi i dyshuar janë konfiskuar edhe tre karikatorë të armës AK47, 90 fishekë, një thikë dhe një telefon celular.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Ky aksion është kryer nga Stacioni Policor në Deçan, në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH), të cilët kanë ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.

Foto: Policia e Kosovës