Ilustrim

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se posedoi pasaportë bullgare të falsifikuar

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka pasur pasaportë bullgare të falsifikuar.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ku gjatë kontrollit të dokumenteve në shkuarje nga Prishtina, të dyshuarit i është konfiskuar pasaporta bullgare që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15.