Arrestohet një person, konfiskohen armë e drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe për arëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit janë kontrolluar 4 banesa të personave të dyshuar, të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Tek i dyshuari E A. në momentin e ndalimit janë gjetur një revole me gjithsej 16 fishekë, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin  570 euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.

“Gjatë realizimit të kontrollit në këto lokacione përveç të cekurave më lartë janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjërat si në vijim: 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë  1054.5 gram, 1 paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram, 3 paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6  gram, 1 peshore digjitale ,,SCALE’ ,  Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar, 1 veturë e tipit AlfaRomeo, 1 Pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës, Revole  e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm, Peshore Digjitale CEG Model, Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U., dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit, 6 fishek të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve, 9  copë çelsa të dyerve të ndryshëm, Pasaportë e shpuar e lëshuar nga  Republika e Maqedonisë së Veriut, patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës, Tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë, Një fishek i kalibrit 9×19 mm, Pajisje për gjetjen e përgjuesve, një ,,Skalperë’’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar E.A. është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar.

Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente.