Arrestohet një person, kapet duke transportuar emigrantë

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, nën dyshimin se ka bërë transportimin e migrantëve të pa rregullt.

Siç njofton Policia, sot rreth orës 06:45 Policia Kufitare ka vërejtur lëvizja të dyshuara të një automjeti, të cilin e ka mbajtur nën vëzhgim dhe kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në atë automjet.

“Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, është identifikuar vozitësi i automjetit i cili është arrestuar, ndërsa gjithashtu janë ndaluar katër persona të huaj, migrant të pa rregullt, të cilët janë proceduar sipas ligjit për të huajt.