Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person, iu gjet arma brenda veturës

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti mbante armë pa leje në Gjakovë.

Mbrëmë rreth orës 23:20, në një pikë kontrolli policia ka ndaluar një veturë. Pronari i veturës është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.