
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Arrestohet një person i kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë
05.11.2024 - 16:36
Policia e Kosovës ka arrestuar më 05.11.2024 një të kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë.
Sipas një njoftimi për media, ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor në Prizren, pas disa veprimeve operative dhe hetimore, ka arritur që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar nga Prizreni.
I arrestuari, K.K., 38-vjeçar, ka qenë i kërkuar për zbatim të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i dënuar me dy vite burg efektiv për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Policia tha se i njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë – Hajvali.