Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia ka arrestuar një person të kërkuar në Ferizaj.

Policia bën të ditur se sot rreth orët 11:30  në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, ka arrestuar një person me inicialet S.I (M/K) i moshës 40 vjeçare.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj,  për veprën penale  ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ me dënim burgimi prej shtatëdhjetë e pesë ( 75) ditëve”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të dokumentacionit, sipas Policisë i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.