Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje

Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me policinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se më datë 27 shtator ka sulmuar seksualisht një grua.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B)  i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, potencohet se pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit  brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes se kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale, do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.