Foto Ilustrim

Arrestohet një person i dyshuar për dëmtim të varreve në Lubeniq të Pejës

Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për dëmtim të varrezave.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ka dëmtuar nëntë varre në fshatin Lubeniq.

“Ështё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё tё tjera janё dёmtuar mё pak”- ka njoftuar Policia.

I dyshuari E.U. i lindur me 1989, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.