Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person i dehur në Ferizaj, pengoi policinë gjatë arrestimit të një personi tjetër

Një burrë në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt është arrestuar të mërkurën rreth orës 23:10.

Sipas Policisë së Kosovës, ai gjersa ka qenë nën ndikim të alkoolit i ka penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të një personi tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të forcave të rendit, i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit  i ka penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të një personi tjetër. I dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “- thuhet në njoftimin e policisë.