Arrestohet një person, dyshohet se u dërgonte mesazhe ngacmuese një çifti

Një burrë në Kamenicë është arrestuar nën dyshimin se përmes telefonit u kishte dërguar mesazhe ngacmuese një burri dhe një gruaje, çift bashkëshortor.

Sipas Polcisë ngjarja kishte ndodhur me 8 shkurt të këtij viti ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar ngacmim seksual.