Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi një grua dhe ia grabiti tri unaza ari

Tre persona të panjohur dyshohet se kanë sulmuar një grua dhe të njëjtës i kanë grabitur tri unaza, prej ari.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është iniciuar dje në Gjakovë rreth orës 16:10.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.