Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij

Një person është arrestuar natën e mbrëmshme në Prishtinë nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolin kur kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nënën e tij.

Pas reagimit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në stacion policor.

Policia thotë se ka pritur të dyshuarit deri sa është këndellur për ta intervistuar.