
Ilustrim
Arrestohet një person, dyshohet se shfrytëzoi punën si taksist për të shpërndarë drogë nëpër Tiranë
Një 54 vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në gjithë Tiranën.
Policia e Shtetit ka njoftuar se pasi kishin marrë informacione nga rrugë operative për një person të dyshuar për këtë veprimtari penale ka finalizuar edhe operacionin e koduar si ‘taksisti’.
328 doza kokainë janë sekuestruar nga operacioni policor dhe është arrestuar 54 vjeçari.
I dyshuari, sipas policisë, duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist po kryente veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dozat me kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.