Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se organizoi bixhoz në lokalin e tij

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fan Noli” në Komunën e Ferizajt.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një kontrolle në një lokal pronë e të njëjtit në të cilin ishin hasur 10 persona duke luajtur bixhoz.

Pronari është shoqëruar në stacion policor dhe nga lokali janë konfiskuar 290 çipa me arkën e tyre, dhe katër paketime të letrave te bixhozit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.