Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi e sulmoi një grua me thikë

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet për ngacmim dhe sulm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari dje rreth orës 15 në Prishtinë, me një thikë kishte sulmuar viktimën.

Tutje përmendet fakti edhe se viktima ishte ngacmuar nga i njëjti.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Prokurori kujdestar ka marrë vendim pas intervistimit që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.