Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person, dyshohet se në gjendje të dehur kërcënoi mbesën e familjarë të tjerë

Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Shtërpcë për dhunë në familje.

Ai po dyshohet sipas policisë se në gjendje të dehur kishte shkuar në shtëpi e më pas ka kërcënuar mbesën dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Tutje i dyshuari sipas policisë ka demoluar edhe orendi të shtëpisë.

I njëjti është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të këtij të fundit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.