Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se kërcënoi përmes telefonit drejtorin e Spitalit të Gjakovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak të ndërrimeve të bëra në rapartin e Pulmologjisë në Spitalin e Gjakovës.

I dyshuari i revoltuar për ndryshimin e vendit të punës e ka thirrë në telefon drejtorin e Spitalit të Gjakovës.

“Pse ma ke ndrru vendin e punës”, si dhe “Ta sh**** nonën, guxo dil tash e mbas në rrugë” dhe e ka mbyllur telefonin”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, siç njofton Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon nën hetime.