Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person, dyshohet se i ndihmoi të dalë jashtë Kosovës të dyshuarit për vjedhje

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Një person është arrestuar dje nën dyshimin se ka i ndihmuar të dalë jashtë shtetit një të dyshuari për grabitje.

I njëjti është arrestuar për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale dhe është dërguar në mbajtje.

“Është identifikuar dhe arrestuar i  dyshuari nën dyshimin se pas kryerjes së veprës ka ndihmuar kryerësit që të dalin jashtë Republika e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”-ka njoftuar Policia.

Personi të cilit dyshohet i ka ndihmuar të dalë jashtë Kosovës, është i dyshuar për grabitjen e 4 mijë euro në zyrat e KEDS-it, në rrugën “12 qershori” në Shtime.

Rasti i grabitjes kishte ndodhur me datë 26 janar 2023.

Policia ka njoftuar se katër persona dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë grabitur 4 mijë euro në zyrat e KEDS-it.

Vetura me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes është gjetur e djegur në pyll, pati njoftuar PK.

Policia jep detaje për vjedhjen e mbi 4 mijë eurove në zyrat e KEDS-it në Shtime