Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se goditi me grusht kunatën e tij

 

Një burrë është arrestuar nga Policia pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht kunatën e tij.

Rasti ka ndodhur dje në Istog.

Sipas policisë i dyshuari kishte goditur me grusht kunatën e tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.