Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi seksualisht një grua që ishte raportuar si person i zhdukur

 

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër kanë dhunuar seksualisht një grua që ishte raportuar si person i zhdukur.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur me 27 korrik të 2021, përderisa arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Pas një pune hetimore nga Policia e Kosovës është gjetur i dyshuari dhe është intervistuar në prezencë të avokatit.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.