Ilustrim

Arrestohet një person, dyshohet për 15 raste të vjedhjes

Policia e Kosovës pas marrjes së disa veprimeve në një lokacion në Fushë-Kosovë ka arritur ta arrestojë të dyshuarin J.H., 31-vjeçar.

Ai dyshohet se është i përfshirë në pesëmbëdhjetë raste të vjedhjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, hetuesit e Policisë po vazhdojnë të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me raste të tjera, ku personi i arrestuar dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Rastet ku dyshohet se ka kryer vjedhje i dyshuari janë kryesisht lokacione në komunën e Prishtinës dhe të Fushë-Kosovës.