Arrestohet një person, detyroi një të mitur të shesë dhe të konsumojë substancë narkotike

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka detyruar një të mitur të shesë substancë narkotike.

I njëjti, sipas Policisë, të miturit i ka ofruar edhe ta konsumojë substancën narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë.