Ilustrim, Foto: Euronews

Arrestohet një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë

Një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë, i quajtur “prerësi i gishtave”, është arrestuar në Zvicër.

Policia zvicerane njoftoi të enjten se arrestoi një belg 35-vjeçar, i cili ishte vënë nën radarin e tyre “për falsifikim dokumentesh” dhe kishte një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij.

Flor Bressers ishte në kërkim nga autoritetet belge që nga maji 2021. Ai ishte dënuar një vit më parë nga Gjykata e Apelit të Antwerpen me katër vjet burg për akuza përfshirë rrëmbim, marrje pengjesh, grabitje të armatosur, trafik droge në bashkëpunim dhe vjedhje.

Nofka “prerësi i gishtave” iu vendos pasi kishte prerë gishtin e një trafikanti droge për ndëshkim. Ai njihej dhe si “profesori” pasi besohet të ketë një diplomë në kriminologji./Euronews.al