
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Arrestohet një i mitur për sulm ndaj një vajze dhe armëmbajtje pa leje
23.3.2023 - 11:02
Një i mitur është arrestuar për sulm ndaj një vajze të mitur dhe për armë mbajtje pa leje.
Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur e konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 22 mars 2023, rreth orës 16:50.