Ilustrimi: Pixabay

Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve të keqpërdorimit seksual në rrjete sociale

Një i mitur është arrestuar nën dyshimin se ka shpërndarë në vazhdimëri materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual në rrjete sociale.

Rasti ka ndodhur më 08.08.2024, rreth orës 12:00 në Prizren.

Pas intervistimit, sipas raportit policor, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.