Arrestohet një i mitur në Rahovec, dyshohet se ka dhunuar dy të mitur të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Rahovec, të enjten më 27.02.2025 rreth orës 13:00.

I njëjti, sipas PK-së po dyshohet për dhunim të dy të miturve të tjerë.

Rasti po trajtohet si “Dhunim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.