Ilustrim

Arrestohet një i mitur në Lipjan, dyshohet për vrasje në tentativë

Një i mitur është arrestuar pasi që dyshohet se u ka shkaktuar lëndime trupore me një mjet të mprehtë dy personave.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar” – njofton Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit thuhet se janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me  rastin i cili është cilësuar si – vrasje në tentativë.