Foto: Ilustrim

Arrestohet një i kërkuar nga gjykata në Zubin Potok, ishte dënuar për grabitje në vitin 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte dënuar për grabitje tri vite më parë.

I arrestuari, D.B., sipas policisë është qytetar serb i Kosovës, i moshës 40-vjeçare.

Arrestimi është bërë sot në orën 12:40, në fshatin Zupç të Zubin Potokut, nga njësia policore e stacionit të kësaj komune.

“Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi më 20.05.2020, është shpallur fajtor për veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg” – thuhet në njoftimin e policisë.

I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.