Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar, u kap me drogë

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut mbrëmë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se posedonte substancë të dyshuar narkotike.

D. I., 23 vjeçar është arrestuar pasi një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç ‘rast pas kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.5 gram.

Sipas Policisë pas procedurave intervistuese i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t`i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari  i substancave narkotike’, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.