Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur sot në Viti.

KALLXO.com raportoi sot se një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit sot në një incident në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E. R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie”, ka njoftuar Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A. R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurse, ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.