Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një i dyshuar për vrasje

Një i arratisur, i dyshuar për kryerjen e një vrasje në dhjetor të vitit 2020 është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Veternik – Prishtinë dhe se i njëjti nga dhjetori i vitit 2020 gjendej në arrati.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarit.