Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Studenicë të Istogut

Policia në Pejë e ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale: “vrasje në tentativë”, i cili dyshohet se ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte shkuar te shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshjeje qё kishin ai e ka goditur viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri) – duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 05.02.2025, rreth orës 20:00.

“Viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar në QKUK – Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.” – njofton Policia, më 06.02.2025.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit i arrestuari me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.